• Gjirokastër

Folk on tour / Koncert nga Ansambli i këngëve dhe valleve popullore në Gjirokastër

Gjirokastra 09 Maj 2023

“Folk on tour” , ishte koncerti i organizuar nga ansambli i këngëve dhe valleve popullore e cila solli për spektatorët gjirokastritë perlat e krijimtarisë folklorike, këngët qytetare më të arrira, vallet e interpretime plot hijeshi nga artistë të mirënjohur të skenës.Këngët dhe vallet e performuara nga artistët ngrohën atmosferën e teatrit Zihni Sako duke duartrokitur pafund.Drejtuesi muzikor i ansamblit Alban Tahiri është shprehur se spektatori është kënaqur me repertorin e përgatitur nga grupi i ansamblit.
Këngëtarja e mirënjohur gjirokastrite Denisa Gjezo rrëfen me plot emocion rikthimin në skenën e teatrit Zihni Sako ku ka nisur hapat e saj të para në karierën e saj artistike.
Folk on tour përveç Gjirokastrës do vijojë në Libohovë,Përmet dhe Tepelenë.