Qeveria italiane ka shpallur një gjendje gjashtëmujore emergjence për shkak të rritjes së ndjeshme të numrit të migratëve nga Afrika e Veriut që shkojnë në atë vend përmes detit Medhe.
Vendimi për shpalljen e gjendjes së emergjencës mundëson lëvrimin e deri në 5 milionë eurove dhe përkon me mbërritjen në vend të rreth 3 mijë migratëve gjatë tre ditëve të fundit.
Një numër barkash kanë mbërritur në ishullin e lampenduzës, ndërkohë që duke nisur nga e premtja që lamë pas, roja bregdetare ka shpëtuar rreth 2 mijë migrantë në det.
Numri i migrantëve që kanë shkuar në Itali është shtuar ndjeshëm në krahasim me vitin e shkuar, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë së koalicionit të Djathtë për të luftuar migracionin e jashtëligjshëm.
Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Detit, Nello Musumeci ka folur për një rritje prej 300 përqind të këtij numri, dhe tha se kjo situatë kishte vendosur në rrezik infrastrukturën e vendit.
“Po flasim për një fenomen që nuk është parë në të shkuarën. Ishujt nuk mund të përballen të vetëm me këtë gjendje emergjence”, theksoi ministri, ndërsa shtoi se nevojitej edhe ndërhyrja e Bashkimit Europian.