Grumbullimi i pullave postare që përbëjnë filatelinë është një pasion që e ushtrojnë moshat e treta ndërsa dita ditës po përhapet si trend dhe nga të rinjtë.Një ndër t’a është 38 vjeçari nga Gjirokastra Fjorel Çomo.Ai krahas punës si noter dhe jurist prej 14 vitesh ushtron pasionin për grumbullimin e pullave postare ku në koleksionin e tij disponon rreth 3500 të tilla.Në këto pulla janë të periudhave duke nisur nga periudha e pavarësisë së vendit që përkon dhe me themelimin e postës Shqiptare dhe deri në ditët e sotme.Çomo vjen nëpërmjet një rrëfimi për këtë pasion që e kryen me shumë përkushtim dhe dëshirë.
Filatelia Shqiptare ka një histori dhe traditë të hershme dhe këto vlera nuk mund të nxirreshin në pah pa punën e palodhur dhe përkushtimin e koleksionistëve të cilët kanë kontributin e tyre në këtë fushë ku dhe Fjoreli ka pjesën e vet në këtë thesar të çmuar për historinë e vendit tonë
- Gjirokastër
Fjorel Çomo mes noterisë dhe filatelisë

Gjirokastër
Më shumë
- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...

- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...

- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...

- Gjirokastër