• Dropull

Finiq-Dropull, mungojnë 17 arsimtarë

Gjirokastra 02 Gusht 2023

Në dy bashkitë minoritare, me një sipërfaqe rreth 888 kilometër katrorë, funksionojnë aktualisht 3 shkolla të mesme të bashkuara dhe dy shkolla 9-vjeçare,ku këto të fundit kanë në varësi disa shkolla të tjera.Në sistemin arsimor të Republikës së Shqipërisë ,të gjitha shkollat e mësipërme janë në juridiksionin e Zyrës Vendore Finiq Dropull. Përvec fëmijëve dhe nxënësve që janë anëtarë të Minoritetit Etnik Grek, këto shkolla frekuentohen edhe nga nxënës që vijnë nga bashkitë e Gjirokastrës ,Libohovës, Sarandës, Delvinës dhe Konispolit.Po si paraqitet situata në shkollat e bashkuara të Dervicianit, Bularatit, Livadhjasë, si dhe në shkollat 9-vjeçare të Mesopotamit dhe Finiqit, 40 ditë para fillimit të vitit të ri shkollor?Drejtori i ZVA Finiq Dropull, z. Ziso Lluci, thotë se janë marrë masat për furnizimin në kohë të nxënësve me tekstet shkollore, si dhe shkollat e Minoritetit Etnik Grek kanë arritur rezultate të larta gjatë vitit shkollor 2022-2023.Udhëzimi i para disa muajve i Ministrisë së Arsimit për shkrirjen e klasave kolektive në shkollat e minoritetit, ka shtuar akoma edhe më shumë nevojën e rekrutimit të arsimtarëve për lëndët që zhvillohen në gjuhën amtare. Për këtë çështje ,zoti Lluci , shprehet se janë 17 vende vakante për arsimtarë të lëndëve që zhvillohen në gjuhën amtare, por kjo nuk përbën problem pasi do të zëvëndësohen me arsimtarë aktiv që janë në pension.I vetmi institucion në vendin tonë që përgatit mësues për shkollat e minoritetit është Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Greke në Universitetin ” Eqerem Çabej ” të Gjirokastrës. Kurse shumica dërmuese e maturantëve minoritarë preferojnë të studiojnë jashtë shtetit , në universitetet e Greqise , kryesisht.