• Gjirokastër

Festivali Folklorik, vlerësime nga personalitete të kulturës

Gjirokastra 30 Qershor 2023

Personalitete të kulturës shqiptare, që po ndjekin Festivalin Folklorik Kombëtar në  Gjirokastrër kanë mbetur të mahnitur dhe janë shprehur me vlerësime të larta për këtë festival, që është institucioni më i lartë i promovimit të folklorit tonë tradicional dhe atij bashkëkohor. Mjeshtri i madh Roland  Çene ,teksa vlerësoj përkushtim e grupeve pjesëmarrëse, vuri theksin tek prurjet e  brezit të ri në këtë edicion të 11, çka tregon sipas tij mbajtjen gjallë të këngës dhe valles shqiptare.

Festivali i Gjirokastrës është festa më e madhe e folkloristikës shqiptare, që po mblodh në qytetin e gurtë 1200 artistë popullorë, të cilët mbushin me tinguj gazmorë dhe optimistë nga mëngjesi deri në mbrëmje gjithë qytetin, që i ndjek me dashuri, këta këngëtarë që të befasojnë me performacën e tyre si vlera të çmuara të trashëgimisë tonë kulturore kombëtare.