Arbëreshët e Italisë sollën emocione të veçanta në skenën e Festivalit Folklorik Kombëtarë. Ata interpretuan në natën e shtatë për gjithë publikun e këtij festivali. Edhe pse jetojnë jashtë kufinjve kanë ditur më së miri të ruajnë kulturën dhe traditat për afro 6 shekuj. Drejtuesi i grupit të Arbëreshëve shprehet se është emocion dhe moment i veçantë jo vetëm por për gjithë grupin të cilët jane mbledhur Kalabria dhe Pulja. Pjesmarrësit shprehin emocionet e tyre para njitjes në skenë dhe na tregojnë se si kanë arritur për kaq vite të ruajnë gjuhën dhe zakonet Shqiptare.
Kjo trashëgimi shpirtërore dhe kulturore po u përcillet edhe brez pas brezi te të rinjë. Dhe pse të lindur dhe rritur jashtë kufinjve dy pjesmarrësit më të rinjë të këtij grupi na befasojnë me gjuhën e folur arbëreshe .