• Gjirokastër

Festivali Folklorik kombëtar / Margariti në Gjirokastër për të inspektuar ecurinë e punimeve

Gjirokastra 19 Qershor 2023

Periudha 24 qershor – 1 korrik është java kur në Gjirokastër do të mbahet Festivali Folklorik Kombëtar, eventi më i madh në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale shqiptare. Pikërisht në këtë kuadër Ministrja e Kulturës, Elva Margariti këtë fundjavë ishte në qytetin e gurtë ku ka inspektuar ecurinë e punimeve përgatitore për organizimin e kësaj veprimtarie të rëndësishme. Margariti e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, ka qenë e pranishme në mjediset e kalasë së Argjiros dhe zonën historike. Mes të tjerash në prononcimin e saj ajo ka vlerësuar punën e bërë duke garantuar ecurinë e suksesshme të këtij eventi të traditës dhe folkut mbarëkombëtar.

“Për Gjirokastrën, besoj, nuk ka moment më të mirë që të celebrojë, jo vetëm të bukurën e folklorit shqiptar, por edhe edhe të gjithë gjallërinë që të gjithë e shohim dhe e prekim. Gjirokastra tashmë është kthyer në një muze në qiell të hapur, ku përpos gjithë pjesës së restaurimit të qafës së pazarit po gumëzhon përditë nga artizanët, nga turistët. Kështu që në kala më pas në kurorën e qytetit do të fëstojmë dhe atë të bukurën shqiptare që lidhet me kostumet, që lidhet me gjithë repertorin e bukur të traditës.”- tha ndër të tjera, ministrja Margariti. Festivali Folklorik Kombëtar rikthehet pas 8 vitesh ndërprerje në Gjirokastër. Edicioni i 11 i tij do të bëjë bashkë 1200 artistë popullorë nga 12 qarqet e vendit, por edhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, por edhe grupe muzikore nga arbëreshët e Italisë, grupe të shqiptarëve nga Greqia, Italia, SHBA etj,