• Gjirokastër

Festivali Folklorik  Kombëtar / Gjirokastra “ hap” portat për turistët

Gjirokastra 23 Qershor 2023

Qyteti i Gjirokastrës do të bëhet  për herë të 10 vit,  vendi mikëpritës i traditës dhe kultures kombëtare folklorike. Festivali Folklorik Kombëtar,  është një tribunë ,që do të promovojë fuqishëm vlerat  e trashëgimisë kulturore të popullit , përmes rivitalizimit të traditave folklorike  e etnokulturore. Ky evenimet ka për qëllim të realizojë mbi të gjitha një promocion aktraktiv për Gjirokastrën, për një turizëm gjithëvjetor,por ajo çka synohet me shumë nga bashkia e Gjirokastrës, është fakti se qyteti i gurtë  ka përcaktuar si prioritet të saj ekonomik , zhvillimin e turizmit dhe ky festival, është një mundësi reale dhe shans optimal për një promocin kombëtar dhe ndërkombëtar të shkëlqyer . Kryebashkiuaku Flamur Golemi thotë se qyteti  dhe kalaja  do  hapin portat e mikëpritjes për Festivalin Folklorik Kombëtar.

Përveçse një kurorë shumëngjyrëshe me elemëntët më të  spikatur   të folkorit tonë, festivali pritet ti japë dhe më  shumë famë qytetit, pronë e trashëgimisë së kulturës botërore të unescos , së bashku dhe me polifoninë unikale për nga mënyra e interpretimit.  Qyteti do të jetë më i vizituar se kurrë dhe turizmi do të shënojë hapa cilësorë dhe rritje të të ardhurave.