• Gjirokastër

Festivali Folklorik Kombëtar dhe magjia e skenës së kalasë

Gjirokastra 26 Qershor 2023

Jemi vetëm në natën e dytë të edicionit të 11 të Festivalit Folklorik Kombëtar dhe suksesi i këtij eventi kaq madhështor është i dukshëm. Puna e kryer nga grupi organizativ prej disa muajsh nuk ka shkuar dëm. Nata e parë e festivalit ishte vërtet magjike në të gjithë komponetët e saj na thotë drejtori organizativ i këtij festivali Genc Bejleri

Gjirokastra prej ditësh tahmë është kthyer në kryeqytetin e cultures shqiptare me nisjes e Festivalit Folklorik Kombëtar , i cili do të vijojë edhe për pesë netë të tjera. Por Festa e Folklorit tashmë nuk është vetëm në skenën e Kalasë pasi ajo vazhdon pothuajse 24 orë në 24. Gjatë gjithë ditës në rrugicat e kalldrëmta të Gjirokastrës organizohen aktivitete të shumta në kuadër të festivalit të cilat vijojnë deri në mbrëmje vonë me performancat e artisëvetë njohur në sheshin e Çercizit. Në këto ditë të nxehta qershori Gjirokastra ka bërë bashkë shqiptarët nga e gjithë bota, ndërsa ka shtuar ndjeshëm numrin e turistëve të huaj.