• Gjirokastër

Festivali folklorik kombëtar 2023,Elbasani mbyll natën e gjashtë të saj

Gjirokastra 30 Qershor 2023

Qarku i Elbasanit mbylli natën e gjashtë të Festivalit Folklorik Kombëtar ku u ndërthur kostumografia,vallet tradicionale si ajo e vajzave të Elbasanit,Belshit dhe ajo e Rrajcës,baladat kushtuar besës,kurbetit,sakrificës si ajo e Ymer Agës dhe muzikës qytetare elbasanase të cilat ngrohën atmosferën festive të skenës magjike në kalanë e Argjirosë.
Tradita e muzikës popullore e kësaj zone erdhi në festival si një pjesë e rëndësishme e krijimtarisë folkloristike shqiptare.Pjesmarrësit të pyetur për televizionin tonë janë shprehur të emocionuar që rikthehen në këtë skenë pas shumë vitesh.
Drejtori organizativ i këtij grupi Blendi Gremi shprehet lidhur me impaktin që kjo traditë e larmishme që përfshin Elbasani po përcillet te publiku dhe më gjerë.
Qarku i Elbasanit u paraqit me 95 performues duke përfaqësuar shtatë zonat etnografike që përfshihen në këtë trevë.