• Gjirokastër

Festa e 7 Marsit/Kryebashkiaku Golemi takim me mësuesit ndër vite.

Ledja Fili 07 Mars 2023

Kryetari i bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi, zhvilloi sot në Festën e Mesuesit, një takim me mësuesit veteranë në vite.Ndërsa i uroi gëzuar ditën e mesuesit, kryebashkiaku Golemi u shpreh se ata mbajnë mbi supe peshën dhe respektin për arsimimin dhe edukimin e dhjetëra brezave.Ai ndërkaq citoi se ata janë bashkëpunetorët më të mirë në punën e bashkisë në sherbim te shkollës dhe arsimit.
Mësuesit veteranë përcollën urimet me rastin e kësaj dite nëpërmjet mikrofonit të RTSH Gjirokastra duke thënë se arsimi është baza e njerëzimit.
Ky vit është shpallur nga Bashkia Gjirokastër si viti i 100 vjetorit të Liceut të Gjirokastrës, ndërsa mësuesit veteranë do të jenë pjesë e grupit organizator të festimeve duke kryer konsultime të vazhdueshme me ta.