• Sport

Ferrari po përparon por rezultatet nuk duken

Gjirokastra 11 Prill 2023

Ferrari SF-23 po përparon por nuk po tregon asgjë përsa i përket rezultateve dhe kjo u pa në Çmimin e Madh të Australisë. I cili ishte më i miri për të për sa i përket konkurrueshmërisë por më i keqi për nga rezultati  pasi skuadra italiane nuk muri asnjë pikë.  Aksidenti i Leclerc dhe penalltia e ashpër për Sainz rrëzuan shpresat e skuadrës nga Maranello.

Ata testuan një pjesë të re aerodinamike në Arabinë Saudite dhe në Melburn e montuan atë në dy makinat e tyre njëvendëshe me rekorde të mira. Ka më shumë forcë ulëse në dispozicion dhe kjo u lejon pilotëve të kujdesen më mirë për konsumimin e gomave në garë. Edhe pse është e vërtetë që asfalti i Albert Parkut është i veçantë, më pak agresiv se në Bahrein; dhe do të duhet të presim për më shumë qarqe të tjera për të vlerësuar aftësitë reale të njëvendësheve të kuqe.

Epërsia e Red Bullit është e dukshme dhe e pakapshme. Ndaj edhe Vasër ka deklaruar se për momentin nuk ka shumë ndryshime në makinë. Ato do të jenë të dukeshme vetëm në Imola. Por se sa do të jenë efikase këto ndryshime për të arritur Red Bullin kjo mbetet për t’u parë. Te Ferrari nga tani e tutje ka dy skenarë.

Nga njëra anë, ata duhet të përsosin makinën aktuale me evolucione të vogla dhe një njohuri më të mirë të konfigurimit që u lejon atyre të fitojnë epërsi me konkurrentët në një afat të shkurtër. Ata nuk duhet të heqin dorë nga garat në Baku apo Miami, me asfalt urban, por po afrohen pistat kërkuese si Ímola apo Barcelona që mund të tregojnë atë çka është arritur me makinën.

Dhe mënyra tjetër është që në Maranello duhet të konsiderojnë një paketë aerodinamike ambicioze që do t’i lejonte ata të afroheshin vërtet me performancën e Red Bull. B.K.