Pasi provoj emigracionin në shtetin Grek dhe punoj në ndërtim për më shumë se 10 vite , Mitro Hila nga fshati Gjat i krahinës së Lunxhërisë u kthye në vendlindje dhe vendosi të merrej me bujqësi. 64 vjeçari tregon pse zgjodhi që të kultivonte vreshtari ,varjitetet e mbjella , kujdesin e veçantë që duan.
Ndonse shprehet i kënaqur për punën që bën dhe prodhimin që ka arritur të mërr, Hila flet edhe për problemtikat që has.
Në 22 vite që I është përkushtuar kultivimit të varieteteve të ndryshme të rrushit,Hila vitin 2023 e konsideron si vitn më të brisht përsa i përket prodhimit.
E nevojshme është edhe një pikë grumbullimi për të gjithë fermerët.
Këtë vit fërmëri nga fshati Gjat prodhoj 20 kujtal raki.
Prej 4 vitesh Hila vendosi që të kultivonte edhe ullirin. Ai ka mbjell rreth 90 rrënjë ullinjë. Mes të tjerash tregon se cili varjitet i përshtatet më tepër vendit.
Punën në bujqësi Mitro Hila e dashuron dhe ke dëshirë të dëgjosh prej ti, kur flet për përkushtimin dhe pasionin ndaj të mbjellave.
Këshillat me agronom e kanë ndihmuar që të arrij jo vetëm në cilësinë e duhur por edhe në sasi.
Të mbjellësh kultura bujqësore të cilat i pranon vendi është çelsi i suksesit dhe këtë Mitro Hila nga fshati Gjatë i krahinës së Lunxhërisë duket se e ka arritur në këto 22 vite.