Koço Çavo po përgatitet për korrjen e fushave të mbjella. Një njohës i mirë i bujqësisë, me eksperienc afro 40 vjeçar ai është pajtuar nga fermerët e zonës së Vriserasë që të bëjë korrjen e këtyre prodhimeve. Ky vit na tregon Cavo po na jep më shumë prodhim por më pak cilësi. Shqetësimi i madh është se po përdoren në mënyrë të tepruar pesticidet .
Shqipëria prodhon rreth 15 % të nevojave të konsumit të miellit ndërsa pjesen tjeter e importon. Raporti minimal i prodhimit vendas vjen nga mungesa e konsultimeve të fermerit me ekspertët e bujqësisë. Ata kursehen të shpenzojnë për marrjen e këshillave në fazën e mbjelljeve, por sipas Cavos ky kursim iu përkthehet në mosmarrjen e rendimentit të duhur.