Ditën e enjte do të luhen ndeshjet e dyta të çerekfinalve të Europa League. Në fushë janë dy skuadra italiane si Juventus dhe Roma që në letër janë favoritët për trofeun së bashku me Manchester United. Të katër ndeshjet që do të luhen janë të hapura. Juventus fluturon drejt Lisbonës, ku do të përballet me Sportingun, një skuadër që eleminoi Arsenalin. Bardhezinjtë drejtuar nga Allegri kanë fituar ndeshjen e parë 1-0, vendosur nga goli i Gatti-t.
Roma duhet të ndryshojë kurs, pas humbjes 1-0 ndaj Feynoord. Lajmi i mirë për Jose Mourinhon është rikuperimi i Paolo Dybalas, me argjentinasin që me teknikën dhe fantazinë e tij do të kërkojë të udhëheqë skuadrën drejt përmbysjes. Të karikuar nga euforia e 70 mijë tifozëve në “Olimpico” italianët do të kërkojnë përmbysjen përballë një Feyenoord që i orientuar drejt sulmit do t’i përgjigjet zjarrit me zjarr duke premtuar një ndeshje spektakolare.
Një tjetër sfidë spektakolare është ajo mes Sevilla-s dhe Manchester United, takimi i parë zhvilluar në Angli përfundoi me rezultatin 2-2 dhe për ekipin andaluzian Europa League është Shansi më i mirë për të marrë pjesë në kompeticionet europiane vitin e ardhshëm, duke qenë së në kampionat renditen në vendin e 13 të klasifikimit. Cerekfinalja tjetër është mes ekipit belg Ynion Sant Zhilua dhe Bayer Leverkusen, me sfidën e parë që përfundoi me shifrat 1-1.