• Gjirokastër

Errësimi i xhamave, 250 mjete në Gjirokastër

Gjirokastra 26 Prill 2023

Rritet interesi i drejtuesve të automjeteve për errësimin e xhamave të zinj. Në  Drejtorinë  Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Gjirokastër ,janë çertifikuar rreth 250 automjete vetem në  3 muajt e parë të 2023. Sipas specialistit Ardian Mamanit , rregullat për xhamat e errët , kanë ngelur të njejtë. Për xhamat e parë  erresimi është 50 % ndërsa për të pasmit duhet të jetë 90%.

Drejtoria e Transportit rrugor në Gjirokastër apelon drejtuesit e mjeteve, që shërbimin e errësimit të xhamave ta marrin vetëm në subjektet e lincesuara,pasi në të kundërt do të aplikohen masat administrative, që variojnë nga 5 – 20 mijë lekë  të rinjë .Në Gjirokastër këtë shërbim e ofrojnë vetëm 3 subjekte.