• Lajme nga bota

Erdogan vendos kushte: Na anëtarësoni në BE, që të lejojmë Suedinë në NATO

Gjirokastra 10 Korrik 2023

Presidenti turk Recep Tajip Erdogan ka vendosur si kusht anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian në mënyrë që Ankaraja t’i japë dritën jeshile Suedisë për t’u bërë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Erdogan ka theksuar se Bashkimi Evropian duhet të hapë rrugën për pranimin e Ankarasë në familjen evropiane përpara se parlamenti i Turqisë të miratojë ofertën e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, transmeton Al Jazeera. 

Duke folur përpara nisjes së tij të samitit të NATO-s në Vilnius më 11 dhe 12 korrik, Erdogan është shprehur se Suedia duhej të përmbushte kërkesat e marrëveshjes së arritur midis Ankarasë, Helsinkit dhe Stokholmit vitin e kaluar në Madrid, përpara se Finlanda të bëhej anëtare e Aleancës Ushtarake.