Pasi e kaluan festën e pashkëve pranë familjeve të tyre në vendlindje,emigrantët shqiptarë kanë nisur të kthehen në vendin ku ata punojnë dhe jetojnë . Masat e marra nga të dy palët kanë qënë efektive,me katër sportele në dalje dhe dy në hyrje nga pala shqiptare dhe dy sportele në hyrje dhe dy dalje nga ajo greke ,duke bërë që të shmangen radhët e gjata Të pritjes për kalimtarët .
“Erdhëm në Shqipëri për pashkë . Qëndruam disa ditë. Nuk kemi shumë që presim në radhë ,duket normale do kalojmë ,”- u shpreh një emigrant.
“Erdha në Shqipëri për pashkët , për të parë të afërmit e mi , për të festuar . Kam 10 minuta që pres”, -tha një tjetër.
“Erdhëm në Shqipëri për pashkët bashkë më familjen .Vimë çdo vit. Në Kakavije kemi shumë pak që presim , besoj do kalojmë shpejt, “- u shpreh qytetari .
Gjatë fundjavës ,për festën e pashkëve nëpërmjet doganës së Kakavijes hynë në Shqipëri rreth 20 mijë persona .
Gazetare: Enkeleda Domeri