• Gjirokastër

Emergjencat civile, takim në Prefekturë

Gjirokastra 26 Tetor 2023

Marrja e masave për përballimin e e situatave emergjente që mund të krijohen gjatë sezonit vjeshtë-dimër 2023-2024, ishte në qendër të takimit të organizuar sot nga Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës, Odise Kote organizoi sot me komisionin e mbrojtjes civile. Zvogëlimi i rriskut nga fatkeqsitë , përgatitja për përballimin e tyre si dhe rimëkëmbja nëpërmjet nëpërmjet një sistemi të integruar dhe efikas të mbrojtjes civile në këtë qark ishte në qendër të diskutimeve në këtë takim. Sa i përket periudhës që lamë pas,  sipas z. Kote , situate e zjarreve  dhe e mjedisit kanë qenë në focus. Një nga objektet me rrisk më të lartë në qarkun e gjirokastrës që kërkojnë vëmendje të vazhdueshme janë siguria  digave

Sa i përket furnizimit të popullatës së me energji elektrike , prefekti i qarkut të Gjirokastrës, z. Kote kërkoi  marrjen e masave  që most ë përsëriten rastet e mbetjes së popullatës pa energji sidomos në zonat e thella.

Ndërkohë nga ndërmarrjet e ujsjellës kanailizimet u kërkua eleminimi në kohë i difekteve dhe furnizimi me ujë pa ndërprerje i qytetarëve

Gadishmëria u kërkua edhe nga ana e drejtorisë vendore të policisë së qarkut për mbajtjen në gadishmëri të forcave të kërkim shpëtimit, dhe dhënies së ndihmës së parë.

Gjatë takimit u evidentuan një sërë problematikash të tjera dhe u diskutua mbi masat që do të merennë vazhdimësi për tu përballuar cdo situatë në kohën e duhur

Siguria rrugore , ishte një nga temat e diskutuara në takimin e organizuar sot nga prefekti I qarkut të Gjirokastrës me komisionin e mbrojtjes civile. Drejtori i rrugëve Andi Shkurta pasi i bëri një ekspoze situatës rrugore në të gjithë qarkun, e vuri theksin në problematikën që hasin përdoruesit  e rrugës . Kardhiq- Delvinë pikërisht në tynelin e kësaj rruge kur ka ndërprerje të energjisë. Ndërkohë që bëri të ditur se gjatë muajit nëntor do të mbyllet dhe tenderi për urën e viroit

 Sai përket problematiës që ekziston gjatë ndërprerjes së energjisë në tynelin e rrugës Kardhiq-Delvinë, drejtuesi i OSHEE-së, Ersi Sulejmani së qarkut Gjirokastër bëri të ditur se shumë shpejtë do të zgjidhet me vendosjen e një linje të dedikuar vetëm për këtë segment.