Elzbieta Loska është një prej qindra të huajve, që nuk është e huaj për Sarandën.
E gjeti Sarandën 8 vite më parë, si dashuri me shikim të parë.
Ajo, që vetë erdhi këtu si turiste, tani puna e saj janë turistët. Si touroperatore me përvojë, organizon ture me turistë të huaj, nëpër atraksionet turistike dhe guida që shtrihen nga Saranda në Gjirokastër, duke bashkëpunuar me disa agjenci.
Elzbieta funksionon edhe si agjenci imobilare, duke u kujdesur që të rritet numri i rezidentëve polakë në Sarandë. Thotë se i bind dhe i ndihmon ata të blejnë një banesë në këtë qytet të Diellit
Elzbiet flet rrjedhshëm dhe me shumë pak gabime gjuhën shqipe, për të cilën thotë se e kanë ndihmuar edhe emisionet e RTSH Shkolla.
Polakja jeton më Sarandë dhe ka përshtatur edhe emrin në shqip, duke dashur ta thërrasin Ela.
- Raportime
Elzbieta, polakja që u prezanton Sarandën turistëve

Raportime
Më shumë
- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...

- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...

- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...

- Libohovë