Gjirokastra ka hyrë tashmë nën objektivin dhe syrin e turistëve të huaj. Historia që qyteti i gurtë, zonat përreth dhe qytetet e tjera të vendit tërheq guidat turistike për t’i mësuar me qëllim t’ua përcjellë vizitorëve që mahniten nga këto bukuri. Elizabeta Hankievic është një guidare nga Polonia e cila prej 9 vitesh shoqëron grupe turistësh nga vendi i saj për t’i njohur me bukuritë e vendit tonë dhe Gjirokastrën.Ajo në një rrëfim për RTSH Gjirokastra tregon rrugëtimin e saj në këtë profesion.Gjatë bisedës Elisabeta rrëfen mes emocionesh kënaqësinë kur shoqëron bashkëatdhetarët e saj duke i informuar për historinë plot larmi që mbart Shqipëria.Ajo thotë se gjatë 9 viteve ka realizuar ture në të gjitha vendet ballkanike duke shtuar se në vendin tonë ka mbresa shumë të veçanta duke vlerësuar dhe specifikat që ka krahasuar me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit.
“Jam Elizabeta,vij nga Polonia dhe më konkretisht nga kryeqyteti i saj nga Varshava.Prej 9 vitesh vij shpeshherë në Shqipëri si guidë turistike duke shoqëruar grupe turistësh nga vendi im.Ndjej kënaqësi kur u përcjell atyre informacione lidhur për Shqipërinë pasi keni një histori plot larmi dhe është vërtetë për t’u admiruar dhe për t’u vlerësuar. Nga historia e vendit tuaj më pëlqen ajo e periudhës komuniste pasi të dyja vendet tona kanë kaluar të njëjtat peripeci dhe situata për vetë faktin se kanë qënë pjesë e të njëjtit sistem. I vetmi ndryshim është se periudha tek ju ka qënë më tragjike ishin më të ashpra krahasuar me Poloninë pasi tek ne ishte pak më liberal sistemi i kaluar.Kjo histori më ka shtyrë që si guidë të realizoj ture në vendin tuaj pasi veç historisë ka monumente histotike dhe kulturore që i’a vlejnë për t’u vizituar dhe për të mësuar më shumë rreth tyre sidomos kalaja e Gjirokastrës e cila është vërtetë mahnitëse.
Të jesh guidë është aq e bukur dhe e vështirë dhe ndjej kënaqësi dhe adrenalinë kur marr të tilla nisma.
Unë kam udhëtuar si guidë në të gjithë Ballkanin,të gjitha shtetet sidomos Kroacia,Mali i zi,Maqedonia e Veriut,Kosova dhe Shqipëria kanë afërsisht të njëjtën kulturë padiskutim që dhe me specifikat e veta.Ajo që më bën përshtypje është lidhja dhe marrdhëniet ndëretnike midis këtyre popujve.
Sa për të rinjtë që duan të jenë pjesë e guidave parësore është dëshira,pasioni,vullneti dhe njohja e historisë dhe e gjuhëve të huaja”
Gazetar: Vangjel Shumeli