Është viti i parë që Festivalit Folkolrik Kombëtar i mungon prezenca e poetit Lefter Çipa. Por vetëm ajo fizike pasi e bija Parashqevi Çipa Hallkaj ngjiti ne skenën e festivalit Elegjinë kushtuar babait me tekst të Lefter Çipës, të cilën i ndjeri i’a kishte kushtuar situatës së Kosovës vite më parë. Parashqevi thot se kjo Elegji vjen e ndjerë nga shpirti dhe se ndihet sa e trishtuar po aq edhe e lumtur. Është hera e 4-të për polofonin Bujar Sinani që performon në skenën e Festivalit Folkolrik Kombëtar, këtë herë emocionet e rrëmbejnë kur kujton vitet që autori i 18-të librave i’a shkruajti këtë tekst për Kosovën. Lefter Çipa poeti i njohur i iso-polifonisë me origjinë nga fshati Pilur i Vlorës konsiderohet si “Lasgushi i Bregut ” apo ” Princi i iso-polifonisë labe” , kjo për shkak të kontributit dhe vlerave të përjetshme që poeti la pas.
- Gjirokastër
Elegji në skenën e Festivalit Folkolrik Kombëtar/Parashqevi Çipa Hallkaj i’a kushton babait Lefter Çipa

Gjirokastër
Më shumë
- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...

- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...

- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...

- Gjirokastër