Ka startuar në qarkun e Gjirokastrës Kampionati i Ekipeve Sportive në Shkolla. Ekipet e ngritura para disa muajsh në dy disiplina basketboll e volejboll për vajza e djem kanë nisur përballjen për zgjedhjen e më të mirëve, të cilët do të garojnë më tej për të zgjedhur ata që do të përfaqesojnë qarkun e Gjirokastrës në përballjen mës qarqeve.
Nga takimet e luajtura deri tani mes ekipeve të shkollave 9 vjecare fitues rezultojnë në volejboll për meshkuj, “Urani Rumbo”, për femra “Koto Hoxhi”. Ndërsa në basketboll fituese u shpall shkolla “Urani Rumbo” si për meshkuj e për femra.
Ekipet e shkollave janë ngritur që në muajin nëntor dhe përgjatë kësaj periudhe janë stërvitur rregullisht me nga tre seance stërvitore në javë, nën drejtimin e mësuesve të edukimit fizik. Të gjithë nxënësit pjesëmarrës janë pajisur edhe me bazën e nevojshme materiale.