Gjirokastra është kthyer në një pol të turizmit , jo thjesht kulturor , por e gjithë aktiviteteve që po zhvillohen gjatë fundjavave në këtë qytet të trashëgimisë botërore UNESCO. Çdo ditë në rrugët dhe rrugicat e këtij qyteti madhështor, syri të zë vizitorë nga e gjithë bota, të cilët shprehen të mahnitur jo vetëm nga arkitektura, por edhe mundësitë e argëtimit që shijojnë gjatë qëndrimit në Gjirokastër.
Këtë vit në Gjirokastër të kenë ardhur 200 mijë turistë , ndërkohë që në gjithë vendin, e kënë ardhur mbi 6 milionë turistë nga mbarë vendet e botës. Gjirokastra është porta e hapur për turistët dhe ftesa me e bukur e joshëse e turizmit shqiptar. Ejani në Gjirokastër!