Shëtitorja e qytetit bregdetar të Sarandës këtë fundjavë ka ndryshuar pamjen e saj ,kjo për festën e celjes së sezonit turistik me sloganin “Eja në Sarandë”. Fundjava dhe mbi të gjitha çelja e sezonit ka bërë që bregdetit ti bashkohen edhe një numër i madh turistësh vendas e të huaj,për të shijuar mbrëmjen ku janë rezervuar shumë veprimtari si koncerte dhe ekspozita kulturore e kulinarie. I pranishëm në këtë festë ishte dhe kryebashkiaku Adrian Gurma i cili përshëndeti publikun dhe të gjithë ata që zgjedhin Sarandën për të pushuar. Ndërsa nuk harroi të falenderoj edhe strukturat shtetërore lokale dhe bizneset që kanë bërë gjithçka që qyteti i Sarandës të jetë perla e turizmit shqiptar.
Pas kësaj ceremonie të thjeshtë,publiku i gjerë ndoqi një koncert nga Ansambli Shtetëror i Këngëve e Valleve, performancën e disa grupeve folklorike dhe eventet artistike e kulturore. Me këto organizime Saranda është dhe do të jetë mbretëresha e gjithë turizmit në Shqipëri veçanërisht në jug duke hapur dyert për çdo turist vendas e të huaj.