• Gjirokastër

Eficenca e energjisë,raportim mbi monitorimin e masave në bashkinë Gjirokastër

Gjirokastra 09 Nëntor 2023

Monitorimi për zbatimin e masave të eficencës së energjisë ishte në fokus të raportimit të bërë nga instituti për ndryshim dhe lidership në bashkëpunim me organizatat lokale dhe me bashkinë Gjirokastër.Gjatë raportimit është konstatuar sipas ekspertes Entela Kalleshi se kjo bashki ka marrë në konsideratë projekte që ka në funksion zbatimin e masave të eficencës së energjisë nga shërbimet publike përfshirë sistemin e ndriçimit si dhe rikonstruksionin e banesave,godinave dhe shkollave ku një ndër to është shkolla Koto Hoxhi si pjesë e këtij projekti.
Monitorimi për zbatimin e masës së eficensës së energjisë përfshin bashkitë Gjirokastër,Vlorë dhe Sarandë.