Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur rizgjedhjen e kandidatit të PS Edison Memolla si kryetar i i bashkisë së Rrogozhinës. Në një reagim në Facebook, Rama teksa uron Memollën shprehet se “kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash“.
“RROGOZHINA VETËM PËRPARA, me Edison Memollajn dhe Partinë Socialiste.
Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash.
Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxorri mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore”, shkruan Rama.
Rrogozhina mbajti zgjedhjet e pjesshme lokale vetëm për kryetarin e Bashkisë pasi Kolegji rrëzoi rezultatin e 14 majit për këtë zonë zgjedhore, pas kundërshtive të opozitës, që provoi në gjykatën zgjedhore se rezultati i shpallur nga KQZ dhe Komisioni i Sanksioneve ishte i cenueshëm.
Kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla është rizgjedhur kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës me 6658 vota ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha mori 4906 vota.