• Gjirokastër

Edicioni i 14-të  i festivalit “Radiofest”, Gjakovë

Gjirokastra 12 Dhjetor 2023

Edicioni I 14-të  i festivalit “Radiofest” u rikthye pas 5 vitesh mungesë të shtynën në mbrëmje në Gjakovë. I ideuar dhe organizuar nga Radio Gjakova, festivali i krijimeve radiofonike bëri bashkë gazetarë e drejtues nga të gjitha trevat shqipfolëse në një event të organizuar në shkollën e muzikës,  “Prenk Jakova”. Në këtë garë, çmimes të rëndësishme rrëmbyen edhe radio Tirana, Gjirokastra, Shkodra dhe radio  Kukësi.

Aktiviteti nisi me nderimin e kolegëve gazetarë në mbarëshqiptarinë  të cilët janë larguar nga jeta por që kanë kontribuar në radio dhe veçanërisht në radiofest. Gara u fokusua në  tre zhanera, spote publicitare, raporte radiofonike dhe radioreportazha që edhe këtë vit për temë kishte trashëgiminë kulturore

Për Drejtorin, e radio Gjakovës,  Skënder Gola,  materialet e dërguara në redaksi kanë qenë të një cilësie shumë lartë, ku ishte e vështirë të bëhej diferenca mes njëri tjetrit, çka dëshmon edhe arsyen e organizimit të këtij festivali që shkon përtej garës. Për vet rëndësinë që kanë aktivitete të tilla, organizatori i këtij festivali, z. Zeki Vehapi u shpreh  se për radiofest duhet të ketë mbështetje financiare nga ministritë e kulturës si nga Kosova ashtu edhe Shqipëria që ky festival të mos mungojë më.

Në morinë e shumtë të çmimeve që u ndanë në këtë event radio Gjirokastra rrëmbeu çmimin e mikpritësit, kjo duke iu referuar suksesit që ky qytet pati në sektorin e turizmit dhe organizimit të festivalit folklorik kombëtar

Çmimi i parë  për reportazhin më të mirë shkoi për radio Kukësin, përgatitur nga gazetari Jonuz Allaci

Ndërkohë fitues në kategorinë e spoteve publicitare vendi i parë i takoi Radio tiranës, për raporte radiofonike, radio  Lushnjës. Momente të veçanta në radiofest ofroi edhe kori Besa me këngë patriotike dhe Gjakovare. Festivali radiofest u mbështet financiarisht nga drejtoria e kulturës në Gjakovë.