Projektet Vullnetare Ndërkombëtare në bashkpunim me shoqatën ALBAID organizoi sot në qytetin e Gjirokastrës një takim dialogues me përfaquses të shoqërisë civile , pushtetit vendor,medias dhe komunitetit, në lidhje me zbatimin e të drejtës së informimit në pushtetin local. Harold Koxha, kordinator i projektit shprehet se një projekt I tillë është zbatuar në 20 bashkitë e vendit dhe rëndësisë që ka zbatimi i të drejtës së informimit në komunitet.
Ky takim dialogues vjen pas një procesi konkret monitorimi që është kryer në Bashkinë e Gjirokastrës në lidhje me zbatimin e të drejtës për informimin. Lorena Bakuli, kordinatorja lokale e projektit tregon gjetjet e deritanishme nga zbatimi i këtij projekti në këtë bashki
Të pranishmit në takim diskutuan rreth gjetjeve të bëra publike si rezultat i këtij projekti dhe rëndësinë që ka ndërgjegjësimi për tu informuar mbi të drejtën e informimit.