Prej më tepër se dy vitesh universiteti i Gjirokastrës është përfshirë në një proces mjaft të rëndësishëm që synon krijimin e një univeristeti cilësor, atë të ndërkombëtarizimit. Në këtë kuadër janë nënshkruar disa marrëveshje me universite të vendeve fqinj, por edhe ata perëndimorë. Sic shprehet rektori Bektash Mema marrëveshja e madhe me universitetin e Janinës është në proces implementimi, ndërsa zhvillime të mira shënohen edhe me universitete të tjera për çeljen e dy programeve të përbashkëta beçelor.
“Ka filluar procesi i implementimit të kësaj marrëveshje. Kemi aplikuar per nje program doktorature në fushën e shkencave shoqërore dhe të edukimit i cili është depozituar në Ministrinë e Arsimit, që do te realizohet me profesoratin përkatës të Universitetit te Janinës. Fillimisht, diploma do të prodhohet në Universitetin e Gjirokastrës e më pas diploma do të firmoset nga të dy universitetet.
Zhvillime të mira shënohen edhe me Universitetin e Maqedonisë Perëndimore në Kozan dhe me disa universite italiane. Është aplikuar dhe janë ne proces gjithashtu në Ministrinë e Arsimit dy programe të përbashkëta beçelor në fushën e shkencave ekonomike me universitetet e Salentos dhe Molises.”, thotë rektori Bektash Mema.
Një nga drejtimet e procesit te ndërkombëtarizimit të universitet Eqrem Çabej është edhe ai i ndërkombëtarizimit te studentëve. Kjo duket qartë në intensitetin e kërkesave të tyre për të ndjekur programet e mobilitetit të cilat financohen nga BE.
Që nga viti 2019 shënohen të kenë qënë pjesë e programit Erasmus Plus 26 studentë.