Nuk ka paqe për Cristiano Ronaldon në Arabinë Saudite, shpesh në qendër të polemikave të shumta për sjelljen e tij në fushë. E fundit, me gjestin në fund të derbit mes Al Hilal dhe Al Nassr-it të tij, që mund të çojë në pasoja të rënda. Në fakt, për CR7 është kërkuar që të arrestohet dhe të dëbohet nga vendi.
Pas humbjes në ndeshjen e rëndësishme ndaj Al Hilal, kampioni portugez u tall nga tifozët me brohoritje që lavdëronin Messin. Përgjigja e portugezit ishte e shëmtuar. Një gjest, me të cilin përfundoi në qendër të polemikave nga ana e mediave dhe rrjeteve sociale. Përveç dëmtimit të imazhit, pasojat mund të jenë të rënda.