Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha ka publikuar spotin për protestën e opozitës më 11 shkurt në orën 12:00. Protestuesit do të marshojnë nga selia e Partisë Demokratike drejt Kryeministrisë, për të ngritur zërin mbi çështjen McGonigal, inceneratorët dhe largimin e shqiptarëve nga vendi i tyre.
“Me 11 shkurt në ora 12:00 Shqipëria marshon drejt Tiranës! Tirana derdhet në rrugët dhe sheshet e saj! E ardhmja jote dhe e familjes tënde është mbi gjithçka. Vetëm ti ke fuqinë ta largosh kryeministrin që shet interesat kombëtare, që dëbon shqiptarët, që vjedh pa u ndalur, që varfëron dhe dhunon shqiptarët e ndershëm. Koha është tani, Edi Rama duhet të largohet një orë e më parë. Dita e ndryshimit ka ardhur”, shkruan Berisha në rrjetin social Facebook teksa u bën thirrje qytetarëve që të bashkohen në këtë protestë për të ardhmen e tyre. Berisha kërkon largimin e kryeministrit, pasi sipas tij, Rama shet interesat kombëtare, dëbon shqiptarët dhe vjedh pa u ndalur.