Vizitorët në Qytetin antik të Antigonesë, i cili ndodhet në Gjirokastër nuk mungojnë edhe në këto ditë të nxehta gushti, ku temperaturët shënojnë mbi 35 gradë celcius. Sipas drejtuesit të parkut Shkelqim Guce, numri i turistëve që e kanë vizituar parkun në krahësim me një vit më parë është dyfishuar.
Rritja e numrit të turistëve në Parkun e Antigonesë, sipas z.Guce ka ardhur edhe falë bashkpunimit të mirë mes intitucionit dhe agjensive turistike të cilët në mënyrë të organizuar sjellnin cdo ditë grupe turistësh nga vende të ndyshme të botës.Parku i Antigonesë është I vizitueshëm në 12 muajt e vitit, falë pasurisë historike dhe arkielogjoke që ai mbart
Për të tërhequr sa më shumë turistë, drejtuesit e parkut kanë menduar edhe organizimin e shumë aktiviteve të ndryshme, të cilët fillojnë me celjen e sezonit turistik ne muajin maj e per të vijuar më pas me një sërë aktivitetsh promovuese
Parku i antigonese është shpallur park kombëtar vite më parë . Qyteti antik i antigonesë ishte ndertuar prej mbretit molos, Pirro në vitin 295 para krishtit. Ai njihej si një prej qendrave me të rëndësishme urbane të antikitetit.