Në lagjet e sipërme të qytetit dhe sidomos në një periudhë që është i pranishëm një ndër investimet më të rëndësishme që qeveria ka realizuar në qytetin e gurtë Bypassi ka nxitur shumë banorë të ngrejnë bujtinat e para.Një ndër to është në lagjen Pllakë.Kjo është arsye që të vijnë shumë vizitorë për të shijuar atraksionet që ofron Gjirokastra.Ndër ata janë çifti i ardhur nga Mynihu i Gjermanisë,Marven dhe Lili të cilët prej dy javësh kanë soditur bukuritë shqiptare nëpërmjet një turi që e kanë nisur nga Tirana,Alpet Shqiptare,Rivierën dhe qyteti i gurtë ishte ndalesa e tyre e fundit.Ata e kanë parë vendin tonë për herë të parë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe nga sugjerimet e disa miqve gjermanë që e kanë vizituar Gjirokastrën më parë.Ata të pyetur për televizionin tonë rrëfejnë mbresat që u kanë lënë bukuritë që mbart Shqipëria dhe sidomos Gjirokastra.
“Më quajnë Marven.Për Shqipërinë nuk kam dëgjuar kurrë më parë e kam parë nëpërmjet rrjeteve sociale,fotove dhe videove.Tani që i pashë nga afër janë më të bukura dhe më magjike krahasuar me sa i pashë nga pamjet.Veçmkësaj ma kanë sugjeruar dhe disa miqtë e mi qe kanë ardhur këtu para një muaji.Gjirokastra më ka pëlqyer shumë pa përjashtuar dhe qytetet ku kemi vizituar.Janë shumë tërheqëse dhe i adhurojmë.Më pëlqen organizimi që ka bërë qeveria për mbrojtjen e ambientit dhe duhet t’a mbroni pasi është i domosdoshëm.Turizmi këtu është në rritje dhe më mirë nga Gjermania.Kjo eksperiencë do mbetet në mendjen time si e paharrueshme dhe do t ua sugjerojmë miqve tani në Gjermani që të vijnë këtu.”