Mbi bazën e inteligjencës policore, finalizohet operacioni policor i koduar “Përsëritësi”. Sekuestrohen rreth 3 kg cannabis sativa, kapet dhe vihet në pranga 65-vjeçari që e kishte fshehur lëndën narkotike, në banesën e tij. 65-vjeçari që posedonte lëndën narkotike, me precedent të mëparshëm penal në të njëjtën fushë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”. Gjatë operacionit, në fshatin Nivic, Tepelenë, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B. Q., ku kanë gjetur të fshehur rreth 3 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi B. Q., 65 vjeç, banues në fshatin Nivic, Tepelenë, shtetas me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me aparatin celular të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
- Gjirokastër
DVP Gjirokastër / Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve

Gjirokastër
Më shumë
- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...

- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...

- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...

- Gjirokastër