• Dropull

Dropull,vijon tradita e qethjes së bagëtive

Gjirokastra 07 Qershor 2023

Në zonat rurale ende vijon një traditë e hershme,ka të bëjë me periudhën e qethjes së bagëtive.
Zakonisht ato qethen një herë në vit.Qethja gjatë një viti mundëson gjatësi më të madhe të fijes së leshit dhe në ndërkohë ky lesh është më i formuar dhe më i mirë për përpunim të mëtejshëm.
Kamera jonë është ndalur në fshatin Dervician në stanin e bariut Napolon Boboli i cili rrëfen traditën e këtij riti si dhe procesin e Boboli pohon se ky ritual bashkon blegtorët pasi ndihmojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin në shërbim dhe në dobi të bagëtive.
Bagëtitë qethen zakonisht në fund të pranverës dhe në fillim të verës.Ky rit mund të kryhet edhe më herët, nëse lejojnë kushtet, mirëpo mund të kryhet edhe më vonë nëse nuk lejojnë kushtet atmosferike.