• Gjirokastër

Dropulli international short film festival,40 filma do marrin pjesë në kompeticion

Gjirokastra 04 Korrik 2023

Ka çelur siparin në teatrin antik të Adrianopolit edicioni i tretë i festivalit ndërkombëtar të filmit me metrazh të shkurtër Dropulli international short film festival.Ky festival ka si qëllim promovimin e eksperiencave kinematografike midis shteteve të ndryshme.Kështu është shprehur gjatë një prononcimi për televizionin tonë drejtori artistik i këtij festivali Kosta Zhonga duke pohuar se ka shënuar interes të lartë nga producentët dhe regjisorët për tu prezantuar me filma krahasuar me edicionet e kaluara.Krahas filmave me metrazh të shkurtër do paraqiten filma të animuar kryesisht nga Greqia dhe Qipro.
40 filma me metrazh të shkurtër do jenë pjesmarrës në këtë edicion i cili do zgjasë për tre ditë me radhë