Fshati Radat, i Njësise Administrative Dropull i Poshtëm, është drejt “zhdukjes”.
Nga 180 banorë që janë të rregjistruar në Rregjistrin Themeltar të Gjendjes Civile, aktualisht në fshat nuk jetojnë më shumë se 10 persona. Kurse, nga 23 banesa, aktualisht janë të hapura vetëm 3.
Kryetari i fshatit, zoti Vasil Omiro, shprehet se janë të shqetësuar për disa probleme pronësore , të sigurisë publike, si dhe me cilësinë e ujit të pijshëm.
