Bashkia e Dropullit ka filluar përgatitjet për Festivalin Folklorik Kombëtar, i cili do të zhvillohet muajin qershor në qytetin e Gjirokastrës.
Sipas përgjegjëses së sektorit të kulturës, zonjës Evi Pasko, do të përzgjidhen numrat artistikë më të mirë nga grupet që janë aktive aktualisht ne Dropull dhe Pogon, por edhe nga grupet e shoqatave që ushtrojnë aktivitet artistik në Greqi.
