• Dropull

DROPULL, GRUPI I TEATRIT GREK JEP SHFAQJE NË DERVICIAN

Gjirokastra 08 Gusht 2023

Kurbeti ose emigracioni vazhdon të jetë plaga shoqërore më e madhe e popujve të Ballkanit dhe të Evropës. Nevoja për të emigruar ka filluar jo vetëm në dekadat e fundit , por gjatë gjithë shekullit të kaluar.Me këtë temë u paraqit në Dervician të Dropullit Grupi Amator i Teatrit të Bashkisë së Zicës në Rajonin e Janinës , pas ftesës nga Shoqata Kulturore e fshatit ” Dervi”.Bëhet fjalë për zhvillimet në New Orlean të Luizianës ,të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitet ’50, ku ishin vendosur emigrantë nga Italia. Një temë që prek thellë situatën aktuale në zonat që banon Minoriteti Etnik Grek , por edhe gjithë popullin shqiptar.Por, kush janë artistët amatorë të ardhur nga Zica e Janinës dhe kush ishin përshtypjet e tyre të para për Dropullin ?” Grupi ynë funksionon këtu e 15 vjet . Mbështetet nga Bashkia e Zicës dhe jep shfaqje në gjithë Prefekturën e Epirit.Tashmë, erdhi koha të japim shfaqje edhe për anëtarët e Minoritetit Etnik Grek, këtu në Dervician. E kishim me shumë dëshirë dhe e bëmë realitet me ndihmën e Bashkisë së Zicës, së Federatës Panipirote, por edhe të Shoqatës ” Dervi”, të zonjës Kostando Baruta.Jemi shumë të gëzuar dhe shumë mirënjohës për pritjen e ngrohtë. Prandaj edhe erdhëm qysh herët në paradite, të shijojmë bukuritë e natyrës së Dropullit dhe mikpritjen e Dervicianit.Besoj se do t’ ua shperblejmë me shfaqjen e ëmbël por edhe të hidhur, njëkohësisht, që është një vepër e Terens Uiliams”, thotë për RTSH Gjirokastra drejtuesi i këtij grupi teatror, z.Nikos Ximas.Para fillimit të shfaqjes përshendetën të pranishmit , Kryetarja e Shoqatës ” Dervi”, zonja Kostando Baruta Ksera, zoti Jeorgjos Kapsalis, anëtar i Këshillit Drejtues të Trupës së Teatrit të Zicës, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, zoti Dhimitrios Saharidhis.Shfaqja u ndoq me shumë interes nga spektatorët e shumtë që mbushën sheshin para kishës së fshatit Dervician, si dhe me përfundimin e saj miqtë dhe organizatorët njoftuan vazhdimin e bashkëpunimit në Zica dhe në Dropull.