Shoqata Humanitare ” Estia Dropolis” ( Vatra Dropullite) organizoi një Aktivitet me ndihmën e Bizneseve të Zonës, ku u nderuan nxënësit ekselentë ne dy Shkollat e Bashkuara të Dropullit, Dervician dhe Bularat. Kryetarja e Shoqatës , Zonja Ollga Papa Paguna, në përshëndetjen e saj i mëshoi faktit të mbështetjes së arsimit publik, ku sipas saj , është tregues ekzistencial për ne anëtarët e Minoritetit Etnik Grek. Çertifikatat u shpërndanë nga drejturset e Shoqatës, përfaqësues të Biznesit, përfaqësues të pushtetit vendor, drejtues të arsimit dhe pedagogë të Universitetit të Gjirokastrës, përfaqësues të artit, të kulturës dhe të traditës, kurse përshëndeti takimin edhe Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, zoti Dhimitrios Saharidhis. Nxënësit e shkollave të Dervicianit dhe të Bularatit dhanë për të pranishmit një koncert të bukur artistik.
- Dropull
Dropull, “Estia Dropolis” nderon nxënësit ekselentë
