Temperaturat e larta në këto ditë të nxehta vere dhe rreziku nga zjarret, ka bërë që Drejtoria e bujqësisë, Pyje-Kullota, në bashkpunim dhe me institucionet e tjera në Bashkinë e Gjirokastrës të marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e tyre. Ndërkohë që janë zhvilluar dhe një sërë takimesh sensibilizuese në komunitet.Ndër vite nuk kanë munguar rastet kur vatrat e zjarreve kanë qënë të qëllimshme nga blektorët apo edhe njerëz të tjerë që për arsye të ndryshme, të cilët i vinin flakën hapsirave të gjelbëruara për të përfituar sipërfaqe toke të lirë. Ehtem Seferi, përgjegjës sektori në Drejtorinë e Pyjeve dhe kullotave në Bashkinë Gjirokastër na thotë se jemi çdo ditë në gadishmëri dhe në monitorim të situatës nga inspektoret tanë. Ndërkohë që I kujton të gjithë blektorëve të cilët kanë marrë kullota me qera, se në raste të zjarrvënieve të qëllimshme do të ketë penalizime dhe mos rinovim të kontratave të reja.
Në Bashkinë e Gjirokastrës përfshihen 11 mijë ha pyje dhe 12 mijë ha sipërfaqe kullote të cilët monitorohen nga grupet e punës në terren.