Ruajtja e traditës së këngës qytetare gjirokstrite , por dhe elementëve të tjerë të folkut të pasur të zonës, janë në fokusin e një dokumentari që po përgatit RTSH me artistët e rinj gjirokastritë, që synojnë ruajtjen dhe ripërtëritjen e këtyre vlerave. Solistët e rinj me pasionin dhe talentin e tyre, kërkojnë që të trashëgojnë vlera autentike duke krijuar dhe asambet e reja folklorike. Organizatorët kërkojnë dhe mbështetje nga organet vendore.
Prej ditësh një ekip i RTSH –së, i drejtuar nga Artan Xhaferri , ka zbritur në Gjirokastër me qëllim evidentimin dhe ripërtëritjen e traditës dhe muzikës popullore gjirokastrite, dhe pasqyrimin e saj në ekranin e RTSH-së. Këto gjurmë po ringjallen nga tradita e hershme e ish – asamblit “Çerçiz Topulli, ku udhën e këngës e nisën Petrit Lulo, Leftemi Llambro, e plot e plot këngëtarë e artiste, që ndër dekada u dhanë jehonë skenave në mbarë vendin, pa harruar dhe muzikantët Roland Çene dhe Saimir Skënduli.
Në asamblin e ri spikasin zëra që japin shpresën e ruatjtes e vijuesmërisë së traditës , por dhe këngës qytetare gjirokstritë me solisten Laura Kuci, që sjell tipiken dhe nuancën e kësaj kënge.
Këngëtari i ri, Orjent Memo, është një interpret me potencial të lartë në stilin e të kënduarit, pasi ruan tabanin dhe melosin e folklorit gjirokastrit, folk i bukur, por i vështirë për tu intrepretuar, i ruajtur në shtratin e sazeve dhe traditës popullore.
Veç këngëtarëve , pjësë e rëndësishme e rikrijimit të grupit janë dhe instrumentisët dhe valltarët. Ata e kanë në shpirtin e tyre folkun gjirokastrit dhe pasqyrimi në ekranin e madh të RTSH –së, është dhe një motiv më shumë për të ruajtur e trashëguar këtë kulturë që me polifoninë e dhe larminëkrijuese e të trashëguar i jep fizionominë kulturore Gjirokastrës, pasuri e kulturës botërore në UNESCO.
Krijuesi Artan Xhaferri, i entuziasmuar nga ajo çfarë po gjen në Gjirokastrë, thotë se këto bartës e trashëgimtarë të kulturës popullore duhen mbështetuar, fillimisht nga bashkia dhe specialsitët e saj që merreen me sektorin e kulturës, dukë hedhur hapa konrekt me një kalendar të pasur aktivitetesh folklorike e tadicionae nëpër Shqipëri dhe më gjerë, e natyrisht pasqyrimi në ekranin e RTSH –së është një impuls pozitiv në këtë drejtim.
Gjirokastra është një hambar i pasur i trashëgimisë kulturore dhe konstumografisë. Ajo i ka dhëne tonin kulturës sonë popullore kombëtare dhe me festivalet folklorike kombëtare, ku më elitari ishte ai i sivjetmi, ku në skenë u ngjitën rreth 1500 artistë të të gjitha moshave , ndërkohë që eventi kombëtar, por dhe ato lokale, kanë gjetur hapësirë e mbeshtetje në ekrarnin e RTGJ –së, dhe ekranin e madh të Televizionit Publik Shqiptar.