Ditët e informimit nga universiteti i Gjirokastrës vijojnë. Ishin nxënës të shkollës së mesme profesionale “Thoma Papapano” të cilët u njohën me programet dhe ofertat e studimit të këtij institucioni akademik përmes një sesioni informimi të organizuar nga Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Alumnit . Ishin përfaqësueset e tre fakulteteve Albina Sinani, Zamira Veizi dhe Maria Agolli të cilat u dhanë më tepër informacion te rinjve, mbi mundesitë që u jep universiteti “Eqrem Cabej” për të vijuar studimet e larta.
“Unë mendoj që të tre ne përfaqësuesit e fakulteteve , të Edukimit dhe Shkencave Shoqërore, të Shkencave të Natyrës dhe Fakultetit Ekonomik shprehëm një sërë oportunitetesh dhe në kuadër të ndërkombëtarizimit të universiteteve edhe në universitetin tonë. Shpërfaqëm gjithë punën e bërë dhe përpjekjet për hapjen e programeve të reja, qoftë në faklutetin e Edukimit si programi master i shkencave me universitetin e Macerates apo dhe programe të tjera në fushën e menaxhimit dixhital apo dhe në fushën e turizmit me universitetet e Molisës dhe Salentos si dhe programe të rëndësishme si Teknologji Informacioni një ndër programet më të rëndësishme në kudër të revolucionit dixhital sot apo edhe infermieria që vazhdojnë të tërheqin studentët. Sfidat për universitetin tonë vazhdojnë dhe rriten dhe janë të paevitueshme. Ne si profesorat ndiejmë një përgjegjësi më të madhe për të dhënë më të mirën në auditoret tona dhe në praktikat në terren në funksion të mësimdhënies dhe msimnxënies. Ne i bëjmë thirrje gjithë komunitetit të qarkut Gjirokastër ti sjellin me plot besim fëmijët e tyre të bëhen studentë të këtij universiteti dhe të ndjekin më vonë edhe mastera jashtë vendit apo në kuadër të mobiliteteve me këto universitete për të nderuar veten e tyre dhe për të arritur cilësitë më të larta në fushën e mësimdhënies.”- shprehet, pedagogia Albina Sinani.