• Gjirokastër

Dita ndërkomëtare e radios / RTSH Gjirokastra vlerëson më çertifikata mirënjohje 8 ish punonjës

Gjirokastra 16 Shkurt 2024

 “Mirënjohje për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin tuaj në realizimin e programeve cilësore radiofonike dhe televizive në transmetimet e Qendrës Vendore Audiovizive Gjirokastër, përkatësisht Radio Gjirokastrës dhe RTSH-Gjirokastra si pjesë e saj.

Mirënjohje për pasqyrimin me paanësi, vërtetësi, krijimtari, fantazi, cilësi dhe shpejtësi të emisioneve, kronikave, specialeve dhe çdo produkti tjetër radiofonik dhe televiziv”. Me këtë motivacion RTSH Gjirokastra nderoi me certifikata mirënjohjeje 8 ish punonjës të saj  që kanë kontribuar në sektorin teknik dhe atë të krijimtarisë për vite me radhë në këtë institucion mediatik

Ata ishin gazetarët Stavri Zerva , Kaliopi Bici, Rita Myrto Albana Allushi e Gentiana Brahimi dhe teknikët Shpëtim Karaulli Petraq LLukani e Jorgo Jovani.

Çertifikatat iu dorëzuan gjatë aktivitetit që AMA organizoi në kuadër të ditës ndërkombëtare të Radios

Radio Gjirokastra u krijua 79 vite më parë me mbulim të gjerë informacioni dhe përhapje në gjithë rajonin jugor që nga Karaburuni në Ersekë.