• Gjirokastër

Dita Ndërkombëtare e mjedisit

Gjirokastra 05 Qershor 2023

Ekosistemi i pasur dhe biodiversiteti i japin përfitime jo vetëm tokës por edhe shëndetit dhe jetëgjatësisë tonë. Në ditën Ndërkombëtare të mjedisit qytetarët Gjirokastritë shprehen se duhet të ndërgjegjesohemi më teper për kujdesin e ambjentit që na rrethon. Mbjellja e sa më shumë  luleve dhe pemëve, mbajtja e higjenës,  janë alternativat e vetme në këtë kohë kur toka po njeh ngrohje globale.

Interes  të shtuar ka patur vitet e fundit për mbjelljen e luleve si për ambjentet e brendshme  ashtu dhe të jashtme te cilat pervec zbukurimit të mjedisit janë edhe pastruse shumë të mira të ajrit u shpreh për RTSH Gjirokastra Razie Veizi shitese në një dyqan lulesh.

Dita Ndërkombëtare e mjedisit është caktuar që në vitin 1972 nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së , në mënyrë që njerzit të ndërgjegjësohen që të zvogëlojnë nivelin e ndotjes globale.