• Gjirokastër

Dita e veteranëve,aktivitet kushtuar kësaj dite

Gjirokastra 20 Korrik 2023

Si sot 66 vjet më parë në 20.07.1957 u krijua Organizata Kombëtare e Veteranëve të LANÇ-it. Kjo quhet ndryshe dhe si “Dita e Veteranit”.Kjo ngjarje është e rëndësishme për veteranët si dhe për tërë popullin shqiptar, si bijë e këtij populli që mbajtën mbi shpatullat e tyre, barrën dhe sakrifikuan Rininë se jetës së tyre, për çlirimin e atdheut tonë, që e gëzojmë sot të lirë, Sovran e të çliruar. Qe kjo luftë që e radhiti vendin tonë në radhët e Kampit të madh antifashist, dhe me vendet fituese të Luftës së Dytë Botërore.
Me këtë rast u zhvillua një takim aktivitet nga komiteti i veteranëve dhe pasardhësve të Gjirokastrës ku u përkujtuan mjaft personalitete me kontribut në luftën kundër okupatorëve.Lidhur me rëndësinë historike të kësaj dite është prononcuar sekretari i komitetit Zabit Ahmetaj.
Pjesmarrësit gjatë takimit u shprehën se duhet përkushtim maksimal ndaj kësaj kategorie dhe organet përkatëse tu japin vëmendje mirëmbajtjes së infrastrukturës të memorialeve kushtuar këtyre momenteve historike.