“Dita botërore e Autizmin, është një ditë ku na fton të gjithëve të reflektojmë për të bërë akoma më shumë për gjithëpërfshirjen dhe integrimin e fëmijëve më nevoja të vecanta”. Ka qënë ky mesazhi që përcolli ministria e shëndetësisë Olgerta Manastirliu në kuadër të 2 prillit ditës botërore të autizmi,nga qëndra terapeutike e Gjirokastrës. E shoqëruar edhe nga ministria e mjedisit Mirela kumbaro dhe autoritetet vendore, ministria Manastirliu pa nga afër punën që kjo qëndër realizon për këta fëmijë.
Qendra Terapeutike e Zhvillimit në Gjirokastër, ka nisur funksionimin e saj në 2 prill të 2013 dhe prej 10 vitesh ofron shërbim për 65 fëmijë nga i gjithë rajoni jugor.