• Gjirokastër

Dibra çel natën e tretë të Festivalit Folklorik

Gjirokastra 27 Qershor 2023

Ishin artistët e Ansamblit popullor të qarkut Dibër që çelën natën e tretë të Festivalit Folklorik Kombetar. Qarku verilindor erdhi në këtë event me pjesëmarrjen e dy ansambleve atij të matit dhe atij të Dibrës ,që për herë të parë në këtë festival vjen me emrin e kompozitorit të njohur Përparim Tomcini.

Kengë, valle, melodi orkestarale rite jetës baritore,  ishin pjesë e  programit  prej 11 numrash, të cilet artsitët i sollën për spektatorët vendas e të e huaj Performancat e aristëve dibranë morën duartrikitjet e publikut, që edhe mbrëmjen e djeshme kishte mbushur kalanë e Argjirosë.