Ambasada e Greqisë në Tiranë organizon, më 23-29 Maj , Edicionin e Kulturës Greke në Shqipëri.
Në këtë kuadër, në bashkëpunim edhe me Konsullatën e Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër, u organizua në Dervician të Bashkisë Dropull një aktivitet ,ku u interpretuan këngë të përzgjedhura të kompozitoreve grek .
Aktiviteti u ndoq nga dashamirës të shumtë të muzikës greke nga qyteti i Gjirokastrës, banorë te zonës. Kryetari i Bashkisë Dropull, zoti Dhimitraq Toli, Kryetari i Bashkise Gjirokastër, zoti Flamur Golemi, si dhe Deputeti i Qarkut Vlore, zoti Niko Kuri.
Gjatë përshëndetjes së tij , Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, zoti Dhimitrios Saharidhis, theksoi se sivjet aktivitetet për javën e kulturës Greke zhvillohen në përmasa të vogla për arsye se dy nga bashkëkombasit tanë, zotërinjte Beleri dhe Kokaveshi ndodhen ne dhomat e paraburgimit në një gjendje te rënduar shendetesore.
Gjithashtu, zoti Shraddha falenderoi Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë, e cila mundëson me ndihmën e saj realizimin e javës së Kulturës Greke, si dhe nxënësit e shkollave të Bularatit dhe të Dervicianit, të cilët ishin pjesëmarrës ne aktivitetin e mbrëmjes së djeshme.